
Gjenerali Lahi Brahimaj kujton aksionin historik të UÇK-së më 11 shtator 1997
11 shtator 2025
| 11:30
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së lavdishme të luftës për liri.
Ai ka përkujtuar aksionin e 11 shtatorit 1997, kur në orën 23:00, 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të guximit dhe vendosmërisë për liri e pavarësi“. Kujtojmë që nga Kulla e Brahimajve në Shqiponjën e Dushkajës, janë nisur dy grupe të djemve të UÇK-së, atë natë për të kryes sulmet ndaj stacioneve policore.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së!”, ka shkruar Brahimaj..