Gjenerali nga Emiratet e Bashkuara zgjedhet kryetar i Interpolit 

25 nëntor 2021 | 12:08

Gjenerali nga Emiratet e Bashkuara Arabe që akuzohet se kishte urdhëruar torturimin e njerëzve, është zgjedhur në krye të Interpolit, ka bërë të ditur kjo agjenci e policisë globale, shkruan Guardian.

“Zotëri Ahmed Nasser al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe është zgjedhur për president”, ka shkruar zyra e Interpolit në Twitter.

Raisi, shef i forcave të sigurisë në EBA, gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë në krye të Interpolit. Në anën tjetër, Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, që iu dha mandati i dytë pesëvjeçar, merret me organizimet e përditshme të kësaj agjencie.

Akuzat për torturim ishin ngritur kundër Raisit gjatë muajve të fundit në Francë e Turqi, që edhe ishin nikoqire të Asamblesë së Përgjithshme në të cilat u zgjodh në krye të Interpolit.

Mediat britanikë raportojnë se edhe akademikët kanë shkruar, duke akuzuar Raisin se ka mbyllur dhe torturuar njerëz në Emiratet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq pritet që të enjten të…