Gjenerali Ramush Haradinaj nderon me mirënjohje bashkëluftëtarin dhe veteranin e arsimit, Ramiz Zeqiraj

10 qershor 2026 | 00:32

“Sot pata nderin dhe privilegjin të jem dëshmitar i një momenti të veçantë për familjen tonë. Gjenerali dhe heroi i gjallë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ish-Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, i ndau një mirënjohje babait tonë, Ramiz Zeqiraj, për kontributin e tij si bashkëluftëtar në luftën çlirimtare dhe për përkushtimin e palëkundur në edukimin e brezave me vlerat e lirisë, atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.

Ky vlerësim përfaqëson një nderim të veçantë jo vetëm për babain tonë, por edhe për të gjithë burrat dhe gratë që sakrifikuan dhe kontribuuan në periudhat më të vështira për lirinë e Kosovës. Babai ynë u nderua si veteran i arsimit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant skuadre në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, duke mishëruar në jetën dhe veprimtarinë e tij idealin e shërbimit ndaj atdheut dhe shoqërisë.

Ai është një model i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Krahas angazhimit të tij si pedagog dhe mësimdhënës, iu përgjigj kushtrimit për lirinë e Kosovës, duke iu bashkuar radhëve të luftëtarëve për çlirimin e atdheut.

Si familje, ndiejmë krenari dhe mirënjohje të thellë për këtë vlerësim. Falënderojmë Gjeneralin Ramush Haradinaj për respektin dhe nderimin e treguar ndaj kontributit të babait tonë. Kujtimi dhe vepra e atyre që punuan dhe luftuan për Kosovën e lirë do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat që vijnë.

Sakrifica dhe kontributi i secilit janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë, ndërsa mirënjohja për ta mbetet e përjetshme.

Rrnoftë UÇK-ja, rrnoftë populli i Kosovës! Lavdi dëshmorëve, nderim i përjetshëm veteranëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.”, ka shkruar profesori Veton Zeqiraj, djali i veteranit të UÇK-së, veteranit të arsimit dhe atdhetarit Ramiz Zeqiraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doarsa Kica-Xhelili me anë të një video ka falënderuar votuesit.…