Gjenerali Rrahman Rama, sërish kandidat për deputet nga PDK-ja
Gjenerali në pension, Rrahman Rama, pritet të jetë përsëri pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së shpejti.
Vendimi i tij për të rikandiduar vjen pas suksesit të madh që pati në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku mori rreth 30 mijë vota, duke u renditur ndër figurat më të votuara dhe më të fuqishme brenda PDK-së.
Rama tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë, ndërsa synimi i tij është të vazhdojë angazhimin politik dhe të përfaqësojë qytetarët në Kuvend me fokus në sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe konsolidimin institucional.
Rikandidimi i gjeneralit shihet si një forcim i rëndësishëm për PDK-në në prag të zgjedhjeve, duke pasur parasysh kredibilitetin e tij profesional dhe mbështetjen e gjerë që gëzon në elektorat.



