Gjenerali suedez: Rusia do të përpiqet ta testojë mbrojtjen kolektive të NATO-s
Gjenerali suedez Michael Claesson paralajmëroi se Rusia së shpejti do të përpiqet të testojë mbrojtjen kolektive të NATO-s sipas Nenit 5 dhe tha se Evropa duhet të përgatitet të përdorë forcën për të penguar Moskën. Ai e tha këtë në një intervistë me Politico.
“Jam i sigurt dhe i bindur se në çdo moment ata do të jenë gati të testojnë Nenin 5 të NATO-s në shtetet baltike ose në ndonjë pjesë tjetër të Evropës”, tha Claesson, sipas Index.
“Ata janë të gatshëm të marrin rreziqe të mëdha strategjike për të arritur atë që mendojnë se mund të arrijnë. E kemi parë këtë që nga Çeçenia, e kemi parë këtë në Gjeorgji, e kemi parë këtë në Krime”, tha ai.
Claesson theksoi se Evropa nuk është gati për një konflikt të mundshëm me Rusinë, të cilin e përshkroi si “një konflikt sistemik… që do të duhet shumë kohë për t’u zgjidhur”. “Po flasim për një brez në parim… kjo nuk do të zhduket me një armëpushim të mundshëm ose një marrëveshje paqeje në Ukrainë”, shtoi ai.
Ai tha gjithashtu se vetëm diplomacia nuk do ta ndalë Rusinë.
“E vetmja gjuhë që ata kuptojnë është forca”, tha Claesson.
“Duhet të jemi të vendosur… tërheqja e vazhdueshme nuk është përgjigjja e duhur sepse i inkurajon ata”, përfundoi ai.



