Gjenerali Wesley Clark mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

18 nëntor 2025 | 12:17

Gjenerali amerikan Wesley Clark, ka mohuar se kishte thënë se “ishte e rëndësishme të mbahej njëfarë lloj distance nga UÇK-ja gjatë bombardimeve”, kur prokurori k cituar një deklaratë të tij nga një intervistë.

I pyetur nëse ai nuk donte të kishte komunikim me UÇK-në asokohe, Clark ka thënë: “Jo, nuk është e saktë”.

“Për këtë arsye fola me Thaçin. Në fakt, i kërkova Thaçit të na ndihmonte. Ishim në një pikë kritike të historisë, vlerave, etikës dhe demokracisë në atë kohë. Dua të shpjegoj se në një pikë kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë, në luftëtarë lirie, dhe në një pikë të caktuar, opinioni botëror dhe konsensusi botëror vjen në përfundim se njerëzit të drejtë t’i bëjnë ballë trysnisë së luftës dhe kjo është e shkruar edhe në deklaratën e pavarësisë së SHBA-së”, ka thënë Clarku.

Më tutje, Clarku ka thënë: “Nga viti 1974 Kosova duhej të ishte shtet i ndarë administrativ, por (lideri i atëhershëm serb Sllobodan) Millosheviqi ua mohoi këtë, prandaj një grup i caktuar njerëz që quheshin terroristë u bënë mbrojtje kolektive e popullit të vet”.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD Në politikën bashkëkohore po vërehet…