Gjenerali Xhekson 21 vjet më parë ia tregoi rrugën e largimit nga Kosova, ushtrisë serbe

06 qershor 2020 | 23:59

Ish-gazetari shumëvjeçar, Bedri Sadiku, ka kujtuar sot ngjarje dhe personalitete ushtarake nga historia e periudhës 21-vjeçare e Kosovës.

Me disa fotografi të realizuara në lokalin “Evropa ’93”, Sadiku ka kujtuar gjeneralin Majk Xhekson, i cili, sipas tij, më 6 qershor ua tregoi rrugën gjeneralëve serbë dhe ushtrisë kriminale se duhet ta lëshojnë Kosovën.

Shkrimi i ish-gazetarit Sadiku:

Pak histori: 21 vjet më parë, më 6 qershor 1999, në Bllacë të Hanit të Elezit, në restorantin “Evropa ’93”, nisi kapitullimi i Serbisë në Kosovë. Gjenerali Majk Xhekson, komandant i Forcave të NATO-s e të KFOR-it, ua tregoi gjeneralëve serbë udhën për largim të ushtrisë dhe të shtetit të Serbisë nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC),…