Gjermania, 536 milionë euro për dronë kamikazë

11 shkurt 2026 | 08:33

Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) nga startup-et gjermane Helsing dhe Stark Defence, në kuadër të përpjekjeve për riarmatimin e vendit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Siç shkruan The Economic Times, kontratat për armë ajrore pa pilot, të njohura ndryshe si dronë kamikazë, pra që qëndrojnë pezull mbi zonën e objektivit përpara se të godasin, janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë më të gjerë me vlerë 4.3 miliardë euro.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Reuters, kontratat pritet të miratohen formalisht nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Lajmi u raportua fillimisht nga revista Spiegel.

Dronët do të përdoren fillimisht për të mbështetur Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është e dislokuar në Lituani, në kuadër të forcimit të krahut lindor të NATO-s.

Sipas dokumenteve, kontratat me dy kompanitë do të kenë një afat prej shtatë vitesh, ndërsa dërgesa e parë e dronëve është planifikuar të realizohet në fillim të vitit 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) dhe Akademia e Shkencave dhe…