Gjermania barazon me Spanjën, kualifikimi ende i hapur

27 nëntor 2022 | 21:59

Gjermania mbetet në lojë për kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas barazimit 1-1 që mori sot në ndeshjen e dytë të grupeve ndaj Spanjës, sfidë e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Spanjollët i dhanë të parët spanjollët me Dani Olmon, por ky i fundit nuk arriti dot të gjejë rrugën e rrjetës.

Të besuarit e Flick “tundën rrjetën” në fundin e pjesës së parë me Rudiger, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

I futur në lojë në pjesën e dytë, Alvaro Morata dërgon në festë “Furinë e Kuqe”, pas një asistimi të Albas (62’).

Në minutën e 73-të, Musiala pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por u tregua jo i saktë para porte. Gjermania rriti ndjeshëm presionin, rastet nuk munguan, fati nuk ishte me ta dhe këmbët duket sikur s’po iu përgjigjeshin më lojtarëve. Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh do vinte barazimi i Fullkrug.

Me këtë rezultat, Panzerat kanë një pikë dhe mbajnë vendin e fundit. Ndeshja tjetër për ta është ndaj Kosta Rikës, me fitoren që është detyrim. Sfida tjetër e grupit E (ndeshja e 3-të e grupeve) do jetë ajo mes Japonisë (3 pikë) dhe Spanjës (4 pikë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Hisen Berisha Nëntori i dytë për kombin shqiptar erdhi…