Gjermania dërgon “Tornadot” në Detin Baltik

28 shkurt 2022 | 23:25

Gjermania po dërgon aeroplanë luftarakë “Tornado” dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO.

Një zëdhënëse e ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha se ajo nuk mund të jepte menjëherë detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale, raporton Reuters.

Më herët gjatë ditës, marina gjermane dërgoi gjashtë anije luftarake shtesë, katër prej tyre në Detin Baltik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria, Sllovakia dhe Polonia i kanë dhuruar 70 avionë luftarakë…