Gjermania dhe Britania e Madhe pritet të nënshkruajnë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

02 korrik 2025 | 13:45

Qeveritë e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë gati të nënshkruajnë një traktat që përfshin një klauzolë mbi ndihmën e ndërsjellë në rast të një kërcënimi ndaj njërit prej dy vendeve, raporton “Politico”, duke cituar pesë burime të njohura me këtë çështje.

Dy zyrtarë britanikë i thanë “Politico” se “teksti i traktatit është afër finalizimit” dhe se “nënshkrimi është planifikuar për në datën 17 korrik, përpara se të dy parlamentet të shpërndahen për pushimet verore”.

Ndërsa traktati ka të ngjarë të riafirmojë angazhimin e të dy kombeve ndaj NATO-s si gurthemeli i mbrojtjes së tyre kolektive, përfshirja e klauzolës për mbrojtjen e ndërsjellë në rast agresioni, nënvizon tendencën e aleatëve evropianë për të punuar më ngushtë së bashku në çështjet e sigurisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të distancuara nga aleanca transatlantike e mbrojtjes.

Dokumenti pritet gjithashtu të përfshijë masa shtesë për të luftuar migracionin e paligjshëm, transportin, kërkimin dhe inovacionin, si dhe një angazhim për të nxitur tregtinë ndërkufitare.

“Traktati do të mbulojë të gjithë spektrin e marrëdhënieve tona”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La Liga e ka publikuar orarin e ri për sezonin…