Gjermania do ta rishikojë ndihmën qindra milionëshe për palestinezët pasi Hamasi sulmoi Izraelin

08 tetor 2023 | 17:42

Qeveria gjermane tha të dielën se do ta rishikojë ndihmën e saj prej qindra milionë eurosh për palestinezët pasi grupi militant Hamas sulmoi Izraelin, raporton The Guardian.

Ministrja e zhvillimit, Svenja Schulze tha se qeveria ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të kontrolluar që paratë të përdoreshin vetëm për qëllime paqësore. “Por këto sulme ndaj Izraelit shënojnë një thyerje të tmerrshme”, tha ajo. “Tani do të rishikojmë të gjithë angazhimin tonë për territoret palestineze”.

Disa ligjvënës gjermanë, veçanërisht nga konservatorët e opozitës, bënë thirrje për t’i dhënë fund ndihmës.

“E gjithë Evropa, të 27 shtetet, duhet të thonë tani: ne kemi nevojë për një fillim të ri dhe nuk do t’i financojmë më terroristët”, tha Armin Laschet, kandidati i konservatorëve për kancelar në zgjedhjet e fundit federale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë.…