Gjermania e deklason Curaçaon

14 qershor 2026 | 22:21

Gjermania ka “shkatërruar” Curaçaon me rezultat të thellë 7-1 në kuadër të Grupit E të Botërorit 2026.

Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me epërsi 3-1, ndërsa në 45 minutat e dytë realizuan edhe katër gola të tjerë për të vulosur një fitore bindëse, transmeton Klankosova.tv.

Për Gjermaninë realizuan Felix Nmecha, Nico Schlotterbeck, Jamal Musiala, Nathaniel Brown, Deniz Undav dhe Kai Havertz, i cili shënoi dy herë.

Me këtë fitore, Gjermania ngjitet përkohësisht në krye të Grupit E, ndërsa Curaçao mbetet në fund të renditjes. Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë do të përballen më vonë sonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po…