Gjermania e ka mposhtiur Sllovakinë me rezultat 6:0, duke e mbyllur Grupin A në vend të parë. Leroy Sane ka shënuar dy gola në pjesën e parë, ndërsa Woltemade, Gnabry, Baku dhe debutuesi Ouedraogo e kanë vulosur një fitore të thellë.
Në një ndeshje tjetër, Holanda ka fituar me rezultat 4:0 ndaj Lituanisë në Amsterdam, falë golave nga Reijnders, Gakpo, Xavi Simons dhe Malen.
Me këtë fitore, Holanda e mbyll grupin në zonën e kualifikimit direkt dhe do të udhëtojë drejt Amerikës së Veriut gjatë verës së ardhshme.
Ndërsa Republika Çeke ka fituar me rezultat 6:0 ndaj Gjibraltarit, por vendi i dytë në grup do ta çojë në ndeshjet e marsit. Çekët e kanë siguruar këtë pozitë më herët, ndërsa fitorja e sotme vlen vetëm për statistika.
E, Polonia ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off”, pasi ka fituar 3:2 ndaj Maltës në një ndeshje dramatike. Goli vendimtar është shënuar në fund nga Zielinski, pas një devijimi.
Polakët kanë qenë dy herë në epërsi, por Malta e ka barazuar dy herë dhe ka rrezikuar të shkaktojë befasi.
REZULTATET:




