Gjermania ekstradon në Kosovë dy të kërkuar për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë
03 korrik 2026
| 23:54
Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.
Në njoftim shtohet se, dy shtetasit kosovarë, F.H. dhe M.Gj., ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë.



