Gjermania emëron të dërguar special për Ballkanin Perëndimor

18 shkurt 2022 | 18:18

Qeveria gjermane ka emëruar politikanin Manuel Sarrazin si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, sepse ai pozicion nuk ekzistonte në qeveritë e mëparshme gjermane.

Ai është anëtar i Partisë Gjermane të Gjelbër dhe ka qenë anëtar i Bundestagut nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Mori pjesë aktive në punën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Sarrazin kishte kundërshtuar ashpër çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, si dhe qasjen e Administratës Trump ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Kievit, ish kampioni i botës në boks, Vitali…