Gjermania ka hapur 370 mijë vende pune për të huajt

08 tetor 2018 | 17:51

Gjermania ka mbërritur një nivel rekord punësimi të europiano-lindorëve. Në 50 për qind të vendeve të punës të krijuara në këtë vend punësohen të huaj, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania.

Duke iu referuar shifrave nga Agjencia Federale e Punës, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” ka shkruar se, në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700 mijë vetë krahasuar me një vit më parë. I njëjti burim ka sqaruar se, gjysma e tyre, apo rreth 370 mijë vetë janë të huaj.

Pjesën dërrmuese të këtyre të fundit e përbëjnë të punësuarit nga vendet lindore të BE-së. Sa iu takon shteteve jugore, niveli më i lartë i punësimit rezulton ai i qytetarëve nga Greqia, Italia, Portugalia e Spanja. Ka edhe një rritje të numrit të refugjatëve të punësuar, ndonëse kjo është më modeste.

Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil i ka thënë kësaj gazete se, pa lirinë e lëvizjes, e cila u vjen përshtat shumë punëmarrësve në Evropë, në profesione të caktuara, tregu gjerman do të haste vështirësi të mëdha.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Horst Seehofer, ka sqaruar nga ana tjetër për “Welt am Sonntag” se ligji i emigracionit do të sqarojë me “kritere të pastra” sesi duhen trajtuar emigrantët, të cilët punojnë prej vitesh me statusin “i duruar” dhe që ndodhen para dëbimit./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Cityt iu akordua një penallti në favor, në minutën…