
Gjermania kërkon respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka theksuar nevojën për respektimin dhe zbatimin e plotë të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim përfundimin e bllokadës politike.
Po ashtu, ai ka ripërsëritur pritshmëritë që të gjitha partitë që përmbushin kriteret të mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të ardhshme.
“Gjatë takimeve me aktorët politikë të Kosovës, ai theksoi nevojën për respektimin dhe zbatimin e plotë të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim përfundimin e bllokadës politike. Ai gjithashtu ripërsëriti pritshmëritë që të gjitha partitë që përmbushin kriteret të mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të ardhshme”, është në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.