Gjermania i kundërpërgjigjet Trumpit për NATO-n

04 korrik 2018 | 22:00

Ne duam të investojmë sa më shumë që është e domosdoshme dhe korrekte ndaj partnerëve tanë europianë, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, gjatë një takimi me shtypin e huaj.

”Letra e presidentit Trump nuk na ishte drejtuar vetëm neve, por edhe vendeve të tjera europiane”, theksoi ajo.

“Ngritja e buxhetit të mbrojtjes sonë është filloi në 2014 me presidentin Obama dhe që atëherë është rritur me transparencë të madhe”, shtoi Leyen.

“Pyetja nuk është vetëm se sa do të jenë kontributet ekonomike në raport me PBB-në, por sa do të ndahet në aspektin e aftësive ushtarake dhe kontributeve mes aleatëve”, tha ministrja gjermane, përcjell Atsh.

Aktualisht, Gjermania është e angazhuar në misione të shumta në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se…