Gjermania, mbi 13 000 raste të reja me Covid

24 nëntor 2020 | 08:19

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 13 554 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 942 687.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 249 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14 361.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka mohuar të ketë…