
Gjermania miraton dorëzimin e luftarakëve Eurofighter në Turqi
23 korrik 2025
| 22:04
Autoritetet gjermane thanë të mërkurën se kishin miratuar dorëzimin e avionëve luftarakë Eurofighter në Turqi, duke i hapur rrugën shitjes së avionëve luftarakë pas një vonese të gjatë.
“Ministria e mbrojtjes i ka dërguar një konfirmim me shkrim qeverisë turke duke konfirmuar miratimin e eksportit”, u tha gazetarëve në Berlin zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius.
Turqia dhe Britania nënshkruan më herët një memorandum mirëkuptimi për t’i lejuar Ankarasë të jetë përdoruese e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon.
Ankaraja ka qenë në bisedime për të blerë 40 avionë luftarakë, të cilët janë ndërtuar nga një konsorcium i Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës, i përfaqësuar nga Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.