
Gjermania miraton tri projektligje të reja; për bashkimet familjare, shtetësinë gjermane dhe kufizimin e emigrantëve
Qeveria gjermane ka miratuar tri projektligje të reja; për bashkimet familjare, shtetësinë gjermane dhe kufizimin e emigrantëve.
Gazetari Bahri Cani ka bërë me dije se këto projektligje që prek edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani duhet të votohen në Bundestagun gjerman.
Në projektligjin e parë, Qeveria gjermane ka hequr ligjin për marrje të nënshtetësisë me procedurë të përshpejtuar. “Në Gjermani më nuk do të marrë askush nënshtetësisë gjermane brenda tri vitesh siç ka qenë më ligjin e miratuar në vitin e kaluar, por ky ligj nuk parashikon ndryshime për dyshtetësinë. Qytetarët nga vendet e treta mund ta mbajnë shtetësinë e mëparshme dhe ta marrin edhe atë gjermane”, ka thënë Cani.
Qeveria gjermane në projektligjin e dytë ka vendosur të fus fjalën: kufizim i emigrantëve. Kjo do të thotë se gjermania do të kufizojë numrin e refugjatëve dhe emigrantëve që mund të vijnë, pro deri me tash nuk dihet se sa do të jetë numri i tyre.
Në projektligjin e tretë, qeveria gjermane do të beje kufizim për bashkime familjare për dy vjetet e ardhshme ku preken azilkërkuesit dhe refugjatët. Ky projekt ligj nuk i prek punëtorët e rregullt.
/Epoka e re/