Gjermania në krye të BE: Ballkani Perëndimor, në qendër të angazhimit tonë

15 korrik 2020 | 08:54

Ballkani Perëndimor do të jetë në qendër të angazhimit gjerman, gjatë presidencës së Bashkimit Europian. Ministri gjerman për Europën, Miachel Roth, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se BE po e mbështet tani rajonin në luftën kundër pandemisë me 3,3 miliardë euro, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditës edhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Michael Roth Ministër për Evropën “Gjermania do të angazhohet që në Ballkanin Perëndimor të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim rajonal dhe mbi të gjitha që edhe brezi i ri të ketë një perspektivë. Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të rinë Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Europian merr përsipër më shumë përgjegjësi”, deklaroi Roth.

Ai mirëpriti përpjekjet drejt zhbllokimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u shpreh i lumtur për atë që e quajti dinamikë të re, nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak. “Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Europian, por është oborri ynë i brendshëm dhe u shërben interesave tona”, shtoi më tej zyrtari i lartë gjerman. Të tjera çështje të rëndësishme në agjendën e Gjermanisë si presidente e radhës së bë do të jetë klima, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë si dhe çështje të azilit dhe emigracionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U konsideruan si heronj dhe do të vlerësohen si të…