Gjermania: “Non-paper” për Kosovën nuk është i vërtetë

28 prill 2021 | 09:36

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca.

Ky dokument, u publikua nga disa media në Kosovë, flet për themelimin e të ashtuquajturit “distriktit autonom të Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ambasada gjermane ka theksuar se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak e ka mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar dhe se Gjermania dëshiron që i gjithë Ballkani Perëndimor të lëvizë drejt BE-së.

“Gjermania dhe Franca mbështetësin ndihmën për Ballkanin Perëndimor që të bëjë përparim drejt BE-së, së bashku me një bashkëpunim më të fuqishëm në rajon. Një instrument i rëndësishëm për këtë bashkëpunim është Procesi i Berlinit, që është iniciuar nga Qeveria gjermane më 2014”, ka njoftuar Ambasada gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës kanë mbajtur mbrëmë…