Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Siri

09 korrik 2019 | 12:01

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka deklaruar në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, IS, në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak.

Seibert përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore. Ai ka treguar se me anëtarët e tjerë të koalicionit anti-terrorizëm do të ketë së shpejti bisedime, se si mund të zhvillohet më tej angazhimi gjerman. I ngarkuari amerikan për Sirinë dhe koalicionin kundër  “Shtetit Islamik”, James Jeffrey i kishte kërkuar qeverisë gjermane të premten gjatë një vizite  në Berlin ndihmë shtesë për luftën kundër IS-it. “Ne duam nga Gjermania trupa tokësore që të zëvendësojmë pjesërisht ushtarët tanë”, ka deklaruar ai për gazetarët pas bisedimeve.

Konkretisht Jeffrey kërkoi mbështetje për Forcat Demokratike Siriane, SDF, të drejtuar nga kurdët në veri të vendit me instruktorë, logjistikë e asistencë teknike të Bundeswehrit.

Kjo lutje e amerikanëve shkaktoi grindje të fortë brenda koalicionit gjerman. Në një kohë që politikanët e CDU e lanë perspektivën e shqyrtimit të kësaj kërkese të hapur, përfaqësuesit nga socialdemokratët deklaruan menjëherë refuzimin e tyre. Mandati i Bundeswehrit për angazhimin në Siri përfundon më 31 Tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (9 korrik) mbushen 22 vite nga ngjarjet e përgjakshme…