Gjermania propozon shtyrjen e tubimeve të mëdha
08 mars 2020
| 20:38
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u ka propozuar sot organizatorëve të ngjarjeve që të shtyhen tubimet me më shumë se 1.000 njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Spahn ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “DPA”, se ai beson se ka shumë ngjarje sportive, koncerte dhe panaire në periudhën e ardhshme.
“Jam i vetëdijshëm për pasojat që do të ketë për qytetarët dhe organizatorët. Ne do të diskutojmë brenda ditëve në vijim se si do të merremi me pasojat ekonomike “, u shpreh ai.
Partitë politike gjermane në qeveri do të takohen sonte për të diskutuar mbi disa masa, përfshirë kreditë për të kapërcyer krizën dhe shtyrjet e mundshme tatimore për sektorë të caktuar si turizmi dhe hoteleria, transmeton “KP”.



