Gjermania raporton për 94 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve

02 maj 2020 | 08:48

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 94 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vendin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 6 575. Kjo shifër është shumë e vogël në krahasim me viktimat e shënuara në Itali dhe Spanjë, që janë dy shtetet më të prekura në Evropë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 945 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Gjermani shkoi në 161 703 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Gjermania është ndër vendet evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por që nga fillimi i përhapjes është dalluar me përqindje të ulët të vdekshmërisë.

Qeveria e këtij shteti tashmë ka filluar t’i largojë disa nga masat kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, por epidemiologët kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e distancimit social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova që nga 13 marsi ka ndërmarrë masa të ndryshme…