Gjermania raporton shtim të rasteve me Covid

17 shtator 2020 | 08:42

 

Sipas të dhënave të faqes “Our World in Data”, numri i rasteve të reja të koronavirusit për 24-orëshin e fundit në Gjermani është i dyti më i larti që nga prilli.

Të enjten, në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë, u regjistruan 2 194 raste dhe shifra e përgjithshme e personave të infektuar shkoi në 265 857.

Hera e fundit kur shifra ditore e rasteve ishte mbi 2 000 ishte data 21 gusht, ndërsa para kësaj date hera e fundit kur kishte më shumë raste për një ditë ishte më 24 prill.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe tre të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 9 371.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë dhe ai i Rusisë…