Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë

04 qershor 2026 | 08:44

Autoritetet gjermane thanë të mërkurën se kanë sekuestruar mbi 8 tonë kokainë nga një kontejner që supozohej të transportonte kokrra kakaoje, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan më vonë në Spanjë lidhur me këtë rast, transmeton agjencia “AP”.

Hetuesit e Doganës gjermane e vlerësuan vlerën në treg të kokainës së sekuestruar në portin Wilhelmshaven në Detin e Veriut,  në rreth 500 milionë euro.

Droga u sekuestrua më 9 shkurt. Arrestimet u kryen në El Ejido, në provincën spanjolle të Almerias, më 14 maj.

Kontejneri kishte mbërritur nga Afrika Perëndimore dhe ishte i destinuar për në Spanjë, thanë hetuesit në një deklaratë të mërkurën. Në vend të kokrrave të kakaos, zyrtarët gjetën më shumë se 400 pako të mbështjella me fletë të zezë, secila që përmbante kokainë.

Ngarkesa u shkatërrua në Gjermani përpara se kontejneri të dërgohej në rrugën e tij drejt Barcelonës. Hetuesit identifikuan dy organizatorë të dyshuar të ngarkesës dhe i arrestuan ata gjatë dorëzimit të kontejnerit.

Njëri prej tyre, menaxher i një kompanie importi, është lidhur me një dërgesë të mëparshme kokaine, thuhet në deklaratë. Dyshja mund të përballet me dënime me burg në Spanjë nëse gjykohen dhe shpallen fajtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës ranë të enjten, ndërsa një marrëveshje armëpushimi…