Gjermania sërish e ndihmon ushtarakisht Ukrainën

24 maj 2024 | 21:44

Shteti gjerman ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën.

Paketa e re do të përfshijë dhjetë tanke luftarake Leopard 1 A5 (së bashku me Danimarkën).

Ukraina do të merr edhe 34 drone zbulimi RQ-35 Heidrun si dhe 20 dronë zbulimi VECTOR me pjesë këmbimi.

Gjithashtu në pako përfshihen edhe mbi 1.75 milion fishekë për armë zjarri, si dhe mjet i rikuperimit i blinduar ARV Bergepanzer 2;
Shtrues të urëve;
Automjet inxhinierik i blinduar Pionierpanzer Dachs;
4 automjete inxhinierike Wisent 1;
8500 fishekë për artileri 155 mm;
111 pushkë Haenel CR308, 80 pushkë snajper Haenel HLR338, 540 pushkë sulmi Haenel MK556;
20 mitralozë MG3 për tanke Leopard, transportues të blinduar të personelit Marder dhe automjete inxhinierike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…