Gjermania vazhdon mandatin në KFOR

12 qershor 2026 | 08:19

Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë të shërbejnë në misionin e KFOR-it edhe për një vit.

Parlamenti gjerman ka vazhduar të enjten mandatin për misionin në KFOR dhe atë në Bosnjë-Hercegovinë.

Pro votuan 383 deputetë, 192 ishin kundër e dy abstenuan.

Është viti i 27-të që ushtria gjermane do të qëndrojë në Kosovë. Bëhet fjalë për misionin më të gjatë ndonjëherë jashtë shtetit.

Gjermania i ka rreth 400 ushtarë në Kosovë.

Ndërkaq në Bosnje-Hercegovinë i ka rreth 50 ushtarë.

Qeveria e Gjermanisë ka parashikuar që kostoja për shërbimin të jetë rreth 35 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht po ekziston një qeveri që po tenton ta vërë…