Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë

21 maj 2025 | 23:38

Qeveria e Gjermanisë i ka zgjatur mandatin trupave të veta ushtarake që shërbejnë në kuadër të KFOR-it – raportoi media gjermane “Zeit”.

Ky vendim duhet të miratohet edhe në Parlament të Gjermanisë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se ky vendim tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Berlinit për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkani.

“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, deklaroi Kornelius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një moment tensioni shpërtheu gjatë një konference për shtyp të…