Gjermania zotohet për rritje të shpenzimeve ushtarake

27 shkurt 2022 | 13:44

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Duke folur në një takim urgjent në Parlamentin gjerman, ai ka thënë se 100 miliardë euro do të shtohen në buxhetin ushtarak për këtë vit.

Kjo nënkupton se Gjermania do të shpenzojë më shumë se 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Ky është një tjetër ndryshim në vendime rreth mbrojtjes në Gjermani, duke përfshirë në vendim të marrë më 26 shkurt, për të nisur dërgimin e armëve drejtpërdrejt në Ukrainë.

Kancelari Scholz ka thënë se bota ka hyrë “në një epokë të re”, pas pushtimit rus në Ukrainë dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse. Nikolai Patrushev,…