
Gjesti bie nga ‘froni’ dhe vendin e parë ia merr…/ Çfarë po ndodh me ndjekësit e ish-banorëve të BBV 4?
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Teksa javën e kaluar Gjesti qëndronte në vend të parë, këtë herë ai çuditërisht ka zbritur në vend të fundit dhe ka humbur 2 mijë ndjekës.
I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon MESAZHET me ish-banoren e BBV 4.
Nga 610K, tani ai numëron 608K. Pas tij vjen Loredana Brati, e cila po ashtu rezulton me humbje. Nga 162K që kishte javën e kaluar, tani Loredana ka 161K, duke humbur kështu 1 mijë ndjekës.
Në vend të tretë renditet Gerta Gixhari, e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të saj në “Instagram”, duke patur sërish 120K.
Po ashtu me asnjë ndryshim në numrin e ndjekësve, është dhe Rozana Radi, e cila numëron sërish 473K.
Në vend të parë për këtë javë, renditet Egli Tako, e cila ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 365K, tani Egli ka 368K në “Instagram”-in e saj.