Gjetja e dhjetë detonatorëve në Leposaviq, deklarohet Sveçla: Kushtetuetshmëria dhe ligji mbi celulat terroriste
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas gjetjes së dhjetë detonatorëve nga institucionet e sigurisë dhe KFOR-i në Leposaviq.
Sveçla për origjinë të këtyre mjeteve të rrezikshme dhe vdekjeprurëse e dha Serbinë.
“Por, nuk ka kthim mbrapa”, ka theksuar Sveçla duke iu referuar ngadhënjimit të rendit kushtetutues dhe ligjor përmbi “culat terroriste, mafioze dhe kriminale”.
Postimi i plotë:
Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.
Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve.
Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale.



