Gjibraltari kap superjahtin e një oligarku rus

22 mars 2022 | 14:39

Një superjaht në pronësi të një miliarderi të sanksionuar rus është konfiskuar nga autoritetet e Gjibraltarit, tha sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps.

“Axioma” i përket oligarkut Dmitry Pumpyansky.

Pumpyansky udhëheq një kompani për prodhimin e tubave të çelikut, e cila furnizon gjigantin rus të gazit “Gazprom”.

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë sanksione kundër Pumpyanskyt javën e kaluar, duke e vlerësuar pasurinë e tij neto në 2.44 miliardë dollarë.

Sanksionet e saj zbatohen edhe në territoret jashtë shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë Gjibraltarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe dhe Irlanda e kanë fituar garën për…