Gjiganti amerikan i afrohet Detit të Zi, ShBA-ja e ka seriozisht luftën në Ukrainë

06 mars 2022 | 14:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke mbajtur një qëndrim të prerë kundër Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës. Përveç ndihmave ndaj ukrainasve, ShBA-ja duket se kanë vënë në lëvizje edhe makinerinë e tyre gjigante ushtarake.

Raportohet se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ndodhet aktualisht vetëm pak kilometra nga Deti i Zi, pikërisht përballë ngushticës së Dardaneleve.

Ajo ndodhet aty bashkë me anijet e tjera shoqëruese duke i dhënë një mesazh të fortë Putinit dhe ushtrisë së tij.

Aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” është pjesë e flotës së gjashtë amerikane, të pozicionuar në Mesdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencuesja Chaney Jones shfaqi linjat e saj të bujshme të…