Gjiganti italian e monitoron Enzo Marescën pas dyshimeve për të ardhmen e tij te Chelsea

16 tetor 2025 | 12:39

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, mund të bëhet objektiv i Juventusit, mes thashethemeve të pasigurta rreth të ardhmes së tij afatgjatë në Stamford Bridge.

Trajneri italian, i cili i udhëhoqi “Blutë” drejt vendit të katërt në Ligën Premier dhe drejt një trofeu si në Ligën e Konferencës ashtu edhe në Kupën e Botës për Klube sezonin e fundit, thuhet se admirohet nga drejtuesit e Juventusit si një kandidat i ardhshëm për të zëvendësuar Igor Tudorin.

Sipas mediumit TEAMTalk, Maresca nuk është “plotësisht i lumtur” pas refuzimit të Chelseat për të përmbushur kërkesat e tij për transferime gjatë verës, ndërsa Juventusi e sheh atë si një pasardhës ideal afatgjatë.

Pavarësisht kësaj, bordi i Chelseat vazhdon ta mbështesë 45-vjeçarin, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në vitin 2024 dhe e ka ekipin në vendin e shtatë pas shtatë ndeshjeve të ligës.

“Chelsea është një klub legjendar dhe i madh. Strategjia tani është të vazhdojmë me kontrata të gjata, t’u besojmë lojtarëve të rinj. Biznesi i futbollit ka të bëjë me rezultatet. Në këtë moment, rezultatet janë të mira dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, ka thënë Maresca këtë javë.

Ndryshe, ish-mesfushori i Juventusit ka fituar 46 nga 74 ndeshjet e tij në krye të Chelseat deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipe Luis ka bërë hapa të sigurt në karrierën e…