Gjikokaj e lumtur që luan për Kosovën

07 shkurt 2019 | 11:16

Një prej hendbollisteve kryesore në përfaqësuesen e Kosovës, Mirela Gjikokaj, në një intervistë për faqen e internetit “Hanballspiller” ka folur për përvojën e saj me Kosovën.

Gjikokaj, e cila me prejardhje është nga Deçani, luan në pozitën e bekut të majtë dhe po ofron gjithnjë e më shumë për ekipin përfaqësues.

“Jam kontaktuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës në vitin 2016 dhe jam pyetur nëse jam e gatshme të luaj ndeshje ndërkombëtare për Kosovën. E kemi vlerësuar këtë si një mundësi të madhe për karrierën time. Deri më tash i kam luajtur 20 ndeshje ndërkombëtare me Kosovën dhe kemi fituar ndaj Gjeorgjisë dhe Izraelit në paraeliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2018. Jam më e reja në ekipin përfaqësues, ndërsa më ndihmon shumë fakti që te Kosova jemi së bashku me Dorentina Osmanin, që e kam bashkëlojtare edhe në klub. Po shikoj para për paraqitje dhe suksese të tjera me Kosovën”, ka thënë Gjikokaj.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me…