
Gjikokaj fiton titullin e kampionit në Norvegji
26 maj 2025
| 11:15
Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses historik këtë javë.
Gjikokaj e ka fituar titullin e kampionit të Norvegjisë me skuadrën Storhamar.
Mirela iu bashkua kësaj skuadre në nëntor të vitit të kaluar dhe ka fituar më herët Kupën e Norvegjisë dhe është paraqitur në Ligën e Kampionëve.
Në finale të plejofit, Storhamari e mposhti në dy ndeshje skuadrën Tertnes. Storhamari ishte i pari edhe në stinorin e rregullt.
Për skuadrën e Gjikokajt ky është titulli i parë. Gjashtë vite rresht ishte nënkampione.
Norvegjia ka njërën prej ligave më të mira në Evropë. Norvegjia ka kombëtaren bindshëm më cilësore në botë po ashtu.