Gjilanasi qëllohet për vdekje me armë zjarri

20 gusht 2018 | 09:15

Një person në Gjilan është qëlluar për vdekje me armë zjarri në mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy personave, ku njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për…