Gjilani, 146 raste aktive, pret rezultatet edhe për 28 mostra

31 korrik 2020 | 20:12

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 është njoftuar sot për 9 raste të reja pozitive dhe për 11 persona të shëruar plotësisht.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë me dije se numri total i të prekurve me koronavirus është 482, prej tyre 320 të shëruar, 146 raste janë aktive, 41 pacientë të shtrirë në spitale, ndërsa 16 kanë vdekur.

Ai ka thënë se Gjilani është duke pritur rezultatin edhe të 28 mostrave të datave 28 dhe 29 korrik.

“Le të vazhdojmë drejt shërimit më të madh dhe t’i ulim rastet me infeksion. Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony…