Gjilani bëhet gati për fillimin e transportit ndër-urban

29 maj 2020 | 12:46

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë pritur në takim përfaqësues të shoqatës së transportit të udhëtarëve “Anamorava”, të cilët përfaqësoheshin nga kryetari i saj, Rexhep Sejdiu.

Në këtë takim është konfirmuar se Komuna e Gjilanit bashkë me ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe operatorët, janë të gatshëm për të filluar me operimin e transportit ndër-urban.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se janë në pritje të subvencionimit nga ana e Qeverisë për kompanitë e transportit të udhëtarëve, pasi sipas tij, ata po përballen me vështirësi në operim. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficeri i policisë ushtarake amerikane David Royer ka bërë një…