Gjilani “blindon” lojtarët

14 dhjetor 2017 | 13:22

KF Gjilani ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për medie lidhur me interesimin e klubeve nga Shqipëria dhe Maqedonia për disa lojtarë të saj.

Ky klub bënë me dije se asnjëri nga lojtarët aktual nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

“Duam t’i informojmë të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e lojtareve tanë se lojtarët e apostrofuar ditëve të fundit nëpër media janë lojtar të cilët kanë kontrata valide me klubin tonë dhe së asnjë komunikim individual me ndonjërin prej tyre nuk do të jetë i mjaftueshëm për transferimin e tyre. Vetëm kryesia e klubit (së bashku me lojtaret) mund të vendos për të ardhmen e secilit lojtar që përfshin edhe mundësinë e transferimit të tyre në ndonjë klub tjetër”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Aliu, i cili është zgjedhur kryetar i komunës së…