
Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikë
18 gusht 2025
| 19:08
Ndeshja e fundit e xhiros së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit, e zhvilluar të hënën pasdite, përfundoi pa fitues, 1:1.
Skuadra vendëse kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të, kur Almir Aganspahiq u pengua në zonë nga sulmuesi mysafir, Valentin Serebe, ndërsa nga pika e bardhë ishte vetë Aganspahiq që shënoi për 1:0.
Në pjesën e dytë, portokallezinjtë nga Suhareka arritën të rikthehen në lojë dhe të barazojnë rezultatin. Në minutën e 66-të, Marsel Ismailgeci realizoi një supergol nga distanca, duke vulosur shifrat përfundimtare 1:1.
AlbiMall Superliga ka nisur mbarë, me duele interesante dhe konkurrencë të madhe që në nismë të edicionit të ri.