Në fakt, mitrovicasit kaluan të parët në epërsi  me golin e shënuar nga Christian Mba, në minutën e 8-të. Ndërkohë, shifrat u barazuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin shënoi autogol. Për 2:1 u përkujdes Elton Cale në minutën e 48-të, ndërsa Mevlan Zeka në minutën e 65-të e vulosi fitoren për skuadrën gjilanase. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër,

Drenica ka shënuar fitore si mysafire në duel me Malishevën, me rezultat 2:1. Golat për kuqezinjtë e Skenderajt i shënuan Arbios Thaqi, në minutën e 30-të dhe qendërsulmuesi Bintsouka Koxy, në minutën e 39-të.

E golin e vetëm për Malishevën realizoi Alban Shillova nga penalltia, në minutën e 60-të. Vendasit shënuan edhe një gol krejtësisht në fund të takimit, por pas rishikimit të sistemit VAR ai u shfuqizua.