Gjilani konfirmon shkarkimin e Munishit
25 prill 2022
| 16:13
Klubi i futbollit Gjilani e ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin Ismet Munishi.
Palët u ndanë pas humbjes së fundit nga Dukagjini, e cila i la thuajse jashtë garës për titull të kampionit të Kosovës.
Përmes një komunikate zyrtare, gjilanasit e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për punën e bërë, ndërsa njoftuan se Alban Hyseni do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.
? ?????????Ë ???????
Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.
Klubi e falënderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit.
Sport Club Gjilani
25 Prill, 2022



