Gjilani ndahet me Kushtrim Shabanin dhe Arago Jamalin

01 gusht 2025 | 11:22

Skuadra e Superligës së Kosovës, SC Gjilani, ka njoftuar zyrtarisht largimin e dy futbollistëve të saj, Kushtrim Shabani dhe Arago Jamal. Të dy lojtarët kanë përfunduar bashkëpunimin me klubin gjilanas dhe nuk do të jenë më pjesë e ekipit në sezonin e ri. Vendimi është marrë me mirëkuptim të ndërsjellë, ndërsa klubi ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kohës së qëndrimit në Gjilan.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqet zyrtare, SC Gjilani ka shprehur respekt dhe falënderime të thella për Shabanin dhe Jamalin, duke theksuar se dyert e klubit mbeten gjithmonë të hapura për ta.

“Me mirënjohje të thellë dëshirojmë të falënderojmë Kushtrim Shabanin dhe Arago Jamal për kontributin e tyre të çmuar dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit. Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional dhe personal, duke e lënë gjithmonë derën e hapur për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit.

Largimi i dy futbollistëve vjen në kuadër të përgatitjeve të klubit për sezonin e ri, ku priten përforcime dhe ndryshime në përbërje. SC Gjilani është duke punuar intensivisht për të ndërtuar një skuadër konkurruese që do të synojë objektiva të mëdha në kampionatin e ardhshëm. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Shabanin dhe Jamalin.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me…