
Gjilani ndan rrugët me Haxhihamzën dhe transferon Zebiqin
Skuadra e Gjilanit ka bërë dy ndryshime në skuadër. Fillimisht kjo skuadër ka ndarë rrugët me portierin Kenan Haxhihamza dhe ka transferuar futbollistin Mario Zebiq.
“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me futbollistin Kenan Haxhihamza. Klubi e falënderon Haxhihamzën për kontributin e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në ekip dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, ka njoftuar Gjilani.
“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebiq. Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit tonë deri në verën e vitit 2027”, ka njoftuar klubi gjilanas.
/Epoka e re/