Gjilani ndanë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

29 shtator 2025 | 11:14

Ardian Nuhiu nuk është më trajner i SC Gjilanit dhe është larguar nga klubi pas një viti e gjysmë.

Humbja nga Llapi 4-1 ka qenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit, i cili në marrëveshje të dyanshme me klubin ka ndarë rrugët.

Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me Nuhiun, duke i uruar atij suksese në të ardhmen dhe duke e falënderuar për kontributin e dhënë.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, ka njoftuar SC Gjilani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri…